Milot Rashica shënoi golin e vetëm për Werder Bremenin përballë Hannoverit, duke i siguruar tri pikë skuadrës së tij.
Pas ndesjes Rashica është shprehur i lumtur për golin dhe fitoren.
“Kohët e vështira i kam lënë pas. Nuk ka rëndësi nëse shënon nga 30 metra ose me portën e zbrazur, mjafton të jem aty për të ndihmuar skuadrën. Ky është momenti im dhe jam i fokusuar në maksimum që të arrij majat”, thekson 22-vjeçari.
Goli ndaj Hannoverit ishte i dyti këtë sezon në Bundesliga për reprezentuesin e Kosovës.







