Rashica shënon gol, por pëson disfatë të thellë

Sulmuesi i krahut Milot Rashnica e shënuar golin e epërsisë 1:0 për Werder Bremenin. Por, goli i shënuar i Rashicës në minutën e 14-të, nuk mjaftoi, meqë skudra e tij pësoi disfatë të thellë 4:1 në udhëtim nga Borussia Dortmundi.

Ndeshjes e së dielës në Bundesligën e Gjermanisë, Rashica e mbylli në minutën e 88-të, kur edhe u zëvendësua.

Ishte goli i tij i dytë rresht këtë edicion për Werderin. Janë edhe dy golat e vetëm të tij në 20 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuar edhe me pesë asistime.

Janë dy gola të mirëseardhur për Rashicën që synon gjatë verës të transferohet te ndonjë skuadër më e madhe se e Bremenit.