Milot Rashica ka kaluar në epërsi Werder Bremenin në përballjen ndaj Leipzigut, teksa anësori kosovar u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 35-të.

Ky ishte goli i 10-të i Rashicës në këtë edicion të Bundesligës, ndërsa ka kontribuar edhe me 5 asiste.

Kjo verë pritet të jetë e zënë për reprezentuesin e Kosovës pasi që shumë klube evropiane e ndjekin nga afër 22 vjeçarin.

https://vc.sporttube.com/video/2019/5/18/SDfCCCG.mp4