Rashica refuzon të flasë për të ardhmen: “Me Suedinë do të jetë ndryshe”

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për Super Sport pas fitores së madhe të Kosovës në miqësore kundër Lituanisë, prej 4-0, para ndeshjeve të rëndësishme kundër Suedisë dhe Spanjës.

“Ka qenë një test i mirë, e kemi pa ku jemi, Normal do të dalloj loja kundër Suedinë, por do të punojmë për të arritur rezultat të mirë. Sa ma shumë që luajmë bashkë, kombinohemi më mirë dhe krijojmë raste, si sot”.

Ai u pyet edhe për thashethemet për largimin e mundshëm nga Werder Bremen.

“Është shumë herët për të folur për të ardhmen, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, fokusi im është njëherë këtu”.