Rashica reagon pas dy golave të shënuar me Galatasarayn në Kupën e Turqisë

Milot Rashica ndihet i lumtur që iu dha mundësia të luante nga minuta e parë për herë të parë në fanellën e Galatasarayt.

Futbollisti kosovar e tregoi veten duke shënuar një herë në fitoren e thellë 7:0 ndaj ekipit GMG Kastamonuspor në rrethin e tretë të Kupës së Turqisë.

Ylli kosovar iu bashkua gjigantit turk në fund të verës, duke u huazuar nga Norwichi.

“Ishte një lojë mjaft e rëndësishme për ne. Ishte mjaft mirë që fituam paksa më ndryshe. Natyrisht, kemi mundur të bënim më shumë. Ka shumë gjëra pozitive që mund t’i marrim nga kjo lojë. Kjo është arsyeja se përse jemi të lumtur”, u shpreh fillimisht Rashica për mediat turke.

Rashica shpreson që t’i jepen më shumë minuta edhe në kampionat, krahas Ziraat Turkish Cup, ku luajti ndaj një skuadre të niveleve më të ulëta të futbollit turk.

“Jam i lumtur që startova në 11-shen e parë dhe që kisha më shumë minuta në dispozicion për të luajtur. Gjithashtu, jam i lumtur edhe për golin tim. Gjëja më e rëndësishme për mua ishte që të fitonim përpara tifozëve tanë. Jam i lumtur që shënova, por më e rëndësishme është fitorja e ekipit”, përfundoi përfaqësuesi kosovar.