Rashica në garë për lojtarin e muajit nëntor në Bundesligë
Ylli kosovar Milot Rashica ka pasur paraqitje fantastike në muajin nëntor, për çka edhe është nominuar për lojtarin e muajit në Bundesligë.
Ai për Werderin ka shënuar në këtë periudhë 3 gola e dy asistime.
Për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Bundesligë, Rashica duhet të mposhtë konkurrencën e Patrick Herrman, Philipp Max, Christopher Nkunku, Marcel Sabitzer dhe Timo Wernerit.
Ju mund të votoni në linkun e publikuar nga Werderi.