Rashica në formë të lartë ndihmon Werderin të fitojë

Milot Rashica është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme në Bundesligë.

Në fitoren e sotme prej 3 me 1 ndaj Mainzit ylli kosovar shënoi një gol e bëri një asistim, transmeton Koha.net.

Rashica shënoi gol të bukur në minutën e tretë pas asistimit nga Kruse, i cili më pas shënoi dy gola.

Kruse shënoi në minutën e 36 dhe 63. Në këtë të fundit për të asistoi Rashica.

Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Quaison.