Pas përfundimit të ciklit të fundit të ndeshjeve ndërkombëtare, në tërë globin, FIFA 19 ka publikuar formacionin e tyre më të mirë të javës.

Paraqitja e mirë e Milot Rashicës, sidomos kundër Maltës, është shpërblyer nga FIFA.

Kosovari shënoi një gol të bukur në Maltë dhe kishte gisht në disa prej golave që u shënuan në ishull, ku Kosova arriti fitoren më të madhe prej që merr pjesë në ndeshje zyrtare në gara të UEFA’së.

Rashica është në formacionin e dytë më të mirë të FIFA’së.

Në formacionin e parë janë: Alisson (Brazil), Kolarov (Serbi), Van Dijk (Holandë), Orban (Hungari), Salah (Egjipt), Pjanic (Bosnje Hercegovinë), Wijnaldum (Holandë), Valencia (Ekuador), Kane (Angli), Mahrez (Algjeri), Sane (Gjermani).

Kurse në formacionin e dytë janë: Olsen (Suedi), Jedvaj (Kroaci), Forrest (Skoci), Ziyech (Maroko), Kamara (Norvegji), Rashica (Kosovë), Batshuayi (Belgjikë), Waston (Kosta Rika), Mateus, Seferovic (Zvicër), Collins (Irlandë), Rusnak (Rusi).