Rashica, mes të mirëve në Bundesliga 1

Milot Rashica është mes futbollistëve më rezultativë në Bundesliga 1. Faqja zyrtare e ligës kryesore të futbollit në Gjermani e përfshiu mes shënuesve më të mirë të kampionatit. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, i cili është pjesë e Werder Bremen prej janarit të 2018, është treguar në shumë raste vendimtar.

Vetëm gjatë 2019, Rashica numëron 7 gola të shënuar në Bundesliga, 1 çdo 102 minuta. Milot Rashica shënoi edhe 1 nga golat në fitoren 2 – 0 në fushën e Schalke që kualifikoi Werder Bremen në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Në pesëshen më të mirë të Bundesliges për 2019 janë përfshirë Lewandoëski, Kramariç, Belfodil dhe Poulsen. Rashica është një prej yjeve që ka grumbulluar Shaland në kombëtaren e Kosovës, ku 22-vjeçari ka shënuar 2 gola.