Milot Rashicës i është realizuar ëndrra që të luajë në Premierligë. Edhe zyrtarisht, ai është lojtar i Norwich City.

Sulmuesi shqiptar i ka kushtuar klubit anglez 9.4 milionë funte, apo rreth 11 milionë euro.

Rashica është shumë i lumtur që i është bashkuar një klubi si Norwich dhe që do të luajë në Premierligë, derisa përmes faqes së Norwich City në Twitter, i ka dërguar një mesazh tifozëve.

“Përshëndetje tifozë të Norwich City, jam Milot Rashica dhe jam shumë i lumtur që i jam bashkuar klubit. Mezi pres që të nis dhe të luajë përpara jush. Shpresoj të shihemi së shpejti”, thotë Rashica në videon drejtuar fansave të zjarrtë të Norwichit.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin anglez, që do ta mbajë atë në Angli deri më 2025.

🗣 Let's hear a quick message from the man himself!

🇽🇰 #WelcomeRashica 🇽🇰 pic.twitter.com/p5UXo2HCk7

— Norwich City FC (@NorwichCityFC) June 22, 2021