Rashica mbërrin në “Fadil Vokrri”, e shikon nga tribuna miqësoren Kosovë – Armeni

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka shfrytëzuar pushimin me Galatasarayn për ta shikuar ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Armenisë nga tribuna e stadiumit, raporton Demokracia.com.

Rashica që është lënë i lirë nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, duke mos u grumbulluar me Kosovën për ndeshjet e muajit nëntor, ka vendosur t’i përcjell nga afër futbollistët e rinj që do të paraqiten sonte.