Rashica luan 90 minuta, humb nga Mainzi

Milot Rashica luajti për 90 minuta të mërkurën në mbrëmje. Por, reprezentuesi i Kosovës nuk arriti që ta ndihmojë Werder Bremenin ta shmangë humbjen ndaj Mainzit në kuadër të xhiros së 30-të në Bundesligën gjermane.

Werderi u mposht në shtëpi me rezultatin minimal 1:0. Sulmuesi hungarez Adam Szalai e shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 16-të.

Josh Sargent shënoi në fundin e pjesës së parë, por goli i tij u anulua nga VAR-i për ndërhyrje të palejuar.

Werder Bremeni është në pozitën e 14-të pas 30 xhirove me 30 pikë, ndërsa Mainzi në vendin e 13-të me një ndeshje më pak të zhvilluar ka 31 pikë.