Rashica kthehet në fushë, luajti për 30 minuta

Milot Rashica është rikthyer në fushë sonte ku ka luajtur për 30 minuta kundër Freburg

Rashica nuk kishte startuar në këtë ndeshje por ishte në bankë rezervë.

Werder e nisi keq këtë takim pasi që u gjet në disavantazh që në minutën e 16, ku vendasit kaluan në epërsi me Philipp Lienhart.

Por Bremen do të barazonte nga penalltia në minutën e 25-të me Niclas Fuelkrug.

Rashica hyri në këtë ndeshje në minutën e 66-të duke e zëvendësuar Leonardo Bittencourt por që nuk pati shumë ndikim në ndeshje.