Rashica i pandalshëm, realizon supergol në Kupën e Gjermanisë

Milot Rashica s’ka të ndalur. Ylli kosovar ka realizuar një supergol për Werder Bremenin në Kupën e Gjermanisë në fazën e 1/16-s së finales ndaj Heidenheimit.

Ai realizoi nga distanca në minutën e gjashtë për të kaluar ekipin e tij në epërsi.

Ylli i Kosovës shënoi ditë më parë edhe në Bundesligë, në barazimin e Werderit ndaj Bayer Leverkusenit.

loading…