Rashica bëhet baba, publikon foton nga spitali

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica ka bërë të ditur se është bërë baba, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Pasi luajti të hënën në mbrëmje në ndeshjen e Bundesligës kundër Bayer Leverkusenit, Milot Rashica e ka publikuar një fotografi përkrah partneres së tij, Belkize Kerës, dhe djalit të tij të porsalindur, raporton Gazeta Express.

“Ëndrra të mëdha, djalosh i vogël”, shkroi Rashica, mbi fotografinë e publikuar.

View this post on Instagram

Dream big, little boy 🙏🏼

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on

Futbollistët e tjerë të Kosovës ia uruan lindjen e djalit në komente.