ylli kosovar

Rashica asiston në fitoren e madhe të Norwichit

Norwich City për herën e parë në edicionin e sivjetmë në Premier League ka dalë nga zona e rrezikshme, pozitë e cila dërgon një rang më poshtë në futbollin anglez.

Kontribut në këtë sukses ka dhënë reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Norwichi të premten në mbrëmje fitoi me rezultatin 3:0 në udhëtim te Watfordi në kuadër të xhiros së 23-të, kurse Rashica kontribuoi me asistimin e golit të dytë. U zëvendësua në minutën e pestë të kohës shtesë.

Bashkëlojtari i Rashicës te Werder Bremeni, Josh Sargent, i shënoi dy gola. Të parin e shënoi në minutën e 51-të, kur u asistua nga Teemu Pukki.

Të dytin e shënoi me kokë në minutën e 74-t. Rashica nga krahu i majtë harkoi për mrekulli, ndërsa Sargent ishte i pagabueshëm. Ishte asistimi i dytë i kampionatit për 25-vjeçarin Rashica.

Watfordi mbeti me një futbollist më pak në fushë kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Emmanuel Dennis.

Goli i tretë ishte autogol. E shënoi sllovaku Juraj Kucka në minutën e dytë të kohës shtesë. Kucka u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të.

22 ndeshjeve të luajtura, Norwichi ngjitet në vendin e 17-të me 16 pikë. E kalon Watfordin, që bie në pozitën e 18-të dhe ka 14 pikë.