Cristiano Ronaldo ka qenë inspirimi i sulmuesit anglez Marcus Rashford prej se portugezi u transferua në “Old Trafford” në vitin 2003.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka zhvilluar 6 sezone te “Djajtë e Kuq” duke shënuar 118 gola në të gjitha kompeticionet.

Për të dytën herë rradhazi brenda dy javëve Rashford do të përballet me idolin e tij, teksa Manchester United sonte ballafaqohet në Torino me Juventusin.

“Gjëja më e rëndësishme që e mbaj në mend nga ai është talenti i tij që nuk kisha parë për një kohë të gjatë te United. Ishte e mrekullueshme të kishim atë dhe Rooney në skuadër, por gjitashtu edhe mënyra se si ai e ka përmirësuar veten vit pas viti është e mrekullueshme. Të tjerët në moshën e tij nuk e bëjnë një gjë të tillë duke e ulur ritimin drejt fundit të karrierës. Për mua nuk ka inspirim më të madh në futboll se ai”, zbuloi Rashford.

Sulmuesi i ri anglez shtoi se United do të përballet pa frikë me Juventusin pavarësisht se do të kenë respekt për “Zonjën e Vjetër”.

Manchester United e humbi ndeshjen e parë të zhvilluar në “Old Trafford”, derisa u dorëzua para Juventusit me rezultat 0-1.