Sulmuesi anglez

Rashford: Manchester United i humbi 3 pikët ndaj Liverpoolit

Marcus Rashford ka thënë se ekipi duhet të reflektojë në dy pikë të humbura të Manchester Unitedit kundër Liverpoolit dhe pranoi se “Djajtë e Kuq” duhet të jenë më pozitivë.

Sulmuesi anglez shënoi golin e parë të sfidës dhe pati një paraqitje mjaft të mirë, para se Lallana pesë minuta para fundit të vuloste gjithçka.

Rashford i tha faqes zyrtare të United: “Ndjenja ime e përgjithshme është zhgënjim”.

“Unë mendoj se i merituam të tre pikët dhe mund të themi se ishte një performancë më e mirë, por në fund të ditës, ata nuk merituan të barazonin ose të fitonin ndeshjen”.

“Pra, unë e shoh atë pasi kemi humbur dy pikë dhe ishte një mundësi e madhe, një ndeshje e madhe, por duhet të vazhdojmë. Ne do të përpiqemi të fitojmë në mesjavë dhe shpresojmë se mund të reflektojmë”, potencoi ai.

loading…