Rashford kritikon Mourinhon, me Solskjaer kuptohemi më mirë

Në prag të ndeshjes kundër Leicester Cityt, sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashfrod, foli për BBC (bashkëbisedim me Gary Lineker) për diferencat që kanë në drejtimin e një skuadre Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas 21-vjeçarit, norvegjezi i kupton më mirë futbollistët.

“Solskjaer është shumë më ndryshe, por kjo është normale sepse ai ka qenë vetë futbollist. Ai i kupton më mirë futbollistët jashtë fushës. Nuk mendoj se për Mourinhon ishte problem fakti që nuk ka qenë futbollist. Ai mbetet një trajner i madh dhe ka mënyrën e tij për t’i kuptuar njerëzit. Për mendimin tim, kur një menaxher ka luajtur dhe jetuar me stilin e një futbollisti, atëherë i kupton më mirë dinamikat.”

loading…