Kawhi Leonard i shënoi 36 pikë në ndeshjen që Toronto Raptors e fitoi me rezultat 105-92 kundër kampionit në fuqi Golden State Warriors, duke mbetur kështu vetëm një fitore larg titullit të parë të NBA në histori të klubit.
Një paraqitje e jashtëzakonshme në pjesën e dytë ia dha fitoren e tretë Torontos nga gjithsej katër ndeshjes e zhvilluara. Skuadra e parë që i arrin katër fitore shpallet kampione e NBA për këtë sezon.
E vetmja skuadër që ka arritur ta përmbysë deficitin 3-1 në serinë finale të NBA ishte Cleveland Cavaliers, qëe mposhti Warriorsin në vitin 2016.
Ndeshja e pestë, e radhës, do të zhvillohet të hënën në Toronto.
Raptors tani janë shumë afër ta shkruajnë historinë, pasi që vetëm edhe një fitore i duhet për ta fituar titullin e parë të NBA në historinë e tyre 24-sezonëshe. Këtë ata duhet ta bëjnë kundër Warriors, që po synon ta fitojnë titullin e tretë radhazi, apo të katërtin në pesë sezonet e fundit.
Warriors kryesonte me rezultat 46:42 pas dy çerekeve të parë, mirë mysafirët e dominuan pjesën e dytë të ndeshjes. Skuadra e Steve Kerrit e humbi epërsinë duke i humbur shtatë goditje të lira dhe duke i shënuar vetëm 30 për qind të trepikëshave të tentuar.







