Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë informacionet e reja për rastet e evidentuara me COVID-19 në 24 orët e fundit. Janë 21 raste të reja duke e çuar numrin total në 539 persona të prekur.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 253 testime dhe nga këto, 21 persona kanë rezultuar të prekur. 

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë”, deklaroi Fico.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.