Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se në kryeqytet, një person ka raportuar se ne institucionin ku ai punon është deponuar një shumë e të hollave që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Prishtinë 27.02.2024, 10:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në institucionin ku ai punon është deponuar një shumë e të hollave, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin policor.

Edhe në Fushë Kosovë ka ndodhur rast i ngjashëm dhe të hollat janë sekuestruar.

“Fushë Kosovë 27.01-23.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në institucionin ku ai punon është deponuar një shumë e të hollave, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, thuhet tutje.

VIDEO BONUS: “Mos u bë dallaverexhi”, “S’ka më skandale me 53 milionë euro”, përplasje mes Thaçit e Bytyqit