Reagim

Raportimet për arrestimin e njeriut të VV-së, nga LDK i thonë partisë Kurtit t’ia shtojë edhe një kat Dubravës

Sot në media po raportohet për arrestimin e kryeshefit të KRU Gjakova, Hasan Kransiqi, i cili ka qenë edhe ish-kandidat i VV-së për Asamblenë Komunale.

 I njëjti thuhet se është arrestuar në Bullgari nën dyshimet për trafik me qenie njerëzore, pas një flet arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Italia.

Pas këtij lajmi, ka reaguar kryetari i Rinisë së LDK-së, Paris Guri.

Ai ka thënë se Vetëvendosje pati premtuar se do ta bëjë Dubravën me 12 kat dhe ka shtuar se tashmë mund t’ia shtojnë edhe një.

“Katin e 12 në Dubravë qe e pati premtuar, është mirë me e bo pavion të Vetevendosjes, Ridi, Nagipi, Besnik Mujeci e kta. Nderkohe qitjani pllaken edhe per katin e 13, le te gjindet aty edhe per Martinin, Rozeten e kta”, ka shkruar Guri.

BONUS VIDEO| “Ikje e përgjegjësisë dhe gafë e madhe” – Opozita kritikon Kurtin për mospjesëmarrje