Panucci dje ka përjashtuar nga lista e futbollistëve, Thomas Strakoshën, shkak i vonesës së aerpolanit por e vërteta del të jetë ndryshe.

E gjitha është një hakmarrje e trajnerit italian për disa situata të së shkuarës, mbajtur fshehur deri tani. Mes Panuccit dhe Strakoshës nuk ka një raport të mirë.

Portieri i Lazios, edhe në grumbullimet e tjera, ka pasur probleme me trajnerin italian, lidhur me disiplinën dhe sidomos korrektësinë.

Edhe në grumbullime të tjera, Strakosha ka pasur raste kur nuk ka kapur avionin e parë sipas programit, por të dytin, duke shtyrë nisjen për në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por në grumbullim mes tyre ka pasur edhe debate të vogla, që janë zmadhuar me kalimin e kohës. Vonesa e fundit ishte vetëm pika që ka mbushur kupën.