Raporti i Hysenit: Hoti rikonfirmoi qëndrimin e tij se ishte i gatshëm të fillonte bisedat në Bruksel për statutin e asociacionit

Sot është publikuar raporti i i përgatitur nga ish-Koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni i datës 30 dhjetor 2020, për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi që nga rinisja deri në fund të vitit 2020.

Në këtë raport është treguar koha e mbajtjes së takimeve dhe personat më të cilët kanë diskutuar krerët e shtetit për këtë proces.

Në faqen 21 të këtij raporti theksohet se koordinatori Hyseni e priti në zyrë të ngarkuarin me punë në Ambasadën gjermane, Jean-Axel Voss më 25 shtator.

Tutje Hyseni shkroi se Berlini është shumë i shqetësuar me deklaratën e kryeministrit të atëhershëm, Avdullah Hoti , për asociacionin duke e cituar Jean-Axel Voss të ketë thënë se Hoti nuk mund të refuzoj diskutimin e të gjitha temave për të cilat ai vet është pajtuar që në takimin e parë në Bruksel me presidentit serb Vuqiq.

“KM Hoti rikonfirmoi qëndrimin e tij se ishte i gatshëm të fillonte bisedat në Bruksel për statutin e asociacionit, por u bëri lutje që ta përkrahnin që kjo temë të lihej për një fazëe më të vonshme të dialogut, me shpresë se në ndërkohë, spektri politik, do të arrinte consensus rreth kësaj teme”, thuhet në dokument.

Raporti i plotë KËTU