Raporti i fundit nga SHSKUK: 717 pacientë në trajtim nga COVID-19, prej tyre 36 në gjendje të rëndë

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 717 pacientë, bazuar në raportet e datës 22 prill 2021, të klinikave COVID të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ky institucion shëndetesorë përmes një njfotimi për media.

Raporti i plotë:

584 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë,
36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
564 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë
15 prej tyre në gjendje të rënduar
222 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
241 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive 106 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 58 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 16 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 80 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 426 pacientë
21 prej tyre në gjendje të rënduar
362 të konfirmuar pozitivë
323 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 60 pacientë
Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 79 pacientë
Spitali i Ferizajt, 59 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë