Arben Mustafa

Raporti i DASH, Mustafa: Ky është rezultati i propagandistëve që nuk lanë gjë pa bërë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023, i cili ka konstatuar korrupsioni e Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se gjetjet e këtij raporti janë shqetësuese për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është rezultati i propagandistëve të pushtetit.

“‘Korrupsion serioz qeveritar’, po thotë Departamenti i Shtetit të SHBA-së, për Kosovën! Ky është rezultati i propagandistëve që nuk lanë gjë pa bërë për të ushqyer shpresa të rrejshme deri sa erdhën në pushtet”, ka shkruar Mustafa.

VIDEO BONUS: