Kosova

Raporti i Bankës Botërore për Kosovë: Në vitin 2022, popullsia në moshë pune u tkurr për shkak të migrimit

Republika e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, në përgjithsi është karakterzuar me trajektore pozitive në shumë indikatorë ekonomikë. Megjithatë, gjetjet e raportit të fundit të Bankës Botërore nënvizojnë sfidat e shumta me të cilat ende përballet vendi.

Gjetjet e raportit për peizazhin ekonomik dhe social të Kosovës shpërfaqin një panoramë me shumë nuanca, me papunësinë, vështirësitë e biznesve dhe migracionin të theksuara si probleme kryesore.

Kosova, derisa po përjetonte një rimëkëmbje të fuqishme pas pandemisë, përjetoi një ngadalësim të rritjes ekonomike gjatë vitit 2022, kryesisht shkaktuar nga zhvillimet globale, veçanërisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë që shkaktoi një çorientim në zinxhirët e furnizimit.

Pavarësisht përparimeve të vazhdueshme ekonomike, raporti thekson se Kosova mbetet e ngarkuar nga një pabarazi e konsiderueshme e të ardhurave në krahasim me shtetin mesatar anëtar të Bashkimit Evropian.

“Pavarësisht ekonomisë së qëndrueshme progresi që nga pavarësia, mbetet një hendek i madh i të ardhurave ndërmjet Kosovës dhe anëtarit mesatar i Bashkimit Evropian shteti”, thuhet mes tjerash në raport.

Sipas gjetjeve në raport, dinamizmi i kufizuar i bizneseve ka vepruar si pengesë për zgjerimin e sektorit privat dhe mundësitë e punësimit.

“Dinamizëm dhe aksesi i kufizuar i bizneseve në financa pengon zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës Investimi është kryesisht ndërtimi fokusuar me kontribute të kufizuara në rritje”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër, raporti riktheson përballjen e vendit me sfida të rënda në tregun e punës, me një në tre kosovarë të punësuar.

“Vetëm një në tre kosovar është i punësuar, 61.4 për qind janë të klasifikuar si joaktivë, dhe dallimet gjinore vazhdojnë. Në vitin 2022, popullsia në moshë pune u zvogëlua, më gjasë për shkak të migrimit”, thuhet aty.

Faktorë negativ në zhvillim sipas raportit është edhe vështirësia në sigurimin e energjisë, të mbështetur nga një infrastrukturë e vjetëruar.

Raporti më tej nënvizon ekzistencën e rreziqeve që ndikojnë në perspektivat e rritjes së Kosovës, siç është përshkallëzimi i mundshëm i konfliktit të Ukrainës, ngadalësimi ekonomik brenda Evropës dhe vazhdimi i tensioneve në veri të Kosovës.

Për të adresuar këto sfida të shumëanshme dhe për të përshpejtuar reduktimin e varfërisë, Banka Botërore sugjeron Kosovën të përcaktojë një kurs drejt një modeli më konkurrues të rritjes.

Kjo qasje, thekson raporti, duhet të sjellet rreth krijimit të mundësive të punësimit me cilësi më të lartë, nxitjes së zgjerimit të firmave, dhe përforcimin e produktivitetit.

Raporti flet në vija të trasha për një zbatim më të shpejtë të reformave strukturore në të gjithë sektorët kryesorë, duke përfshirë energjinë, arsimin, mbrojtjen sociale dhe kujdesin shëndetësor, si një imperativ për të kapërcyer hendekun e të ardhurave me Bashkimin Evropian.