Roma do të ketë një trajner të ri për sezonin 2019/20, por tifozët janë mirënjohës për atë që Claudio Ranieri ka bërë për ta.
Italiani u kthye në stadiumin Olimpico në gjysmën e sezonit dhe tifozët mbajtën një baner me një mesazh për të gjatë ndeshjes finale të sezonit të Serie A, në fitoren 2-1 ndaj Parmas.
Ish trajneri i Leicester vet deklaroi se kishte ardhur vetëm për ta ndihmuar Romën që të dilte nga kriza dhe në fund do të largohej.
“Në momentin kur kishim nevojë ju jeni përgjigjur dhe tani pranoni falenderimet e njerëzve të tu”, shkruhej në mesazhin e tifozëve romakë.
Teksa ecte nëpër fushë pas përfundimit të ndeshjes, i gjithë stadiumi këndonte emrin e tij dhe Ranierin e tradhtuan lotët.
Kujtojmë se dje ishte ndeshja lamtumirëse edhe e mesfushorit Daniele De Rossi, i cili luajti sfidën e 616 jubilare për Romën.







