Anëtari i Arsenalit

Ramsey në bisedime me pesë klube

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, raportohet se akoma s’ka vendosur për të ardhmen e tij dhe se do të mbajë bisedime me pesë klube të mëdha evropiane.

28-vjeçari do të largohet nga “Emirates” si lojtar i lirë gjatë verës dhe tani është në dispozicion që të nënshkruajë një para-kontratë me ekipet jashtë Anglisë.

Sipas mediave italiane, uellsiani është afër kalimit te Juventusi, por BBC raporton se ai do të bisedojë edhe me katër skuadra të tjera evropiane.

Bayerni, Interi, PSG e Real Madridi raportohet se po kërkojnë shërbimet e lojtarit.