Aaron Ramsey pritet që të largohet nga Arsenali kur i skadon kontrata e tij këtë verë, por ai duhet të vendos për një skuadër para kësaj kohe

Sipas “The Sun”, mesfushori është lidhur me një kalim në Juventus, por para kësaj ai duhet që të vendos shpejt nëse dëshiron që t’i bashkohet kampionëve italian.

Juve është po ashtu pas yllit të Paris Saint-Germain të cilin po ashtu e sheh si një opsion, por edhe Ramsey duhet që të vendos a do të shkojë në Juventus, Bayern Munich apo Romë si destinacionet e tij të mundshme.