Sergio Ramosi nuk ka mundur t’i përmbajë lotët e hidhërimit në konferencën e lamtumirës nga Real Madridi, duke thënë se më shumë se një lamtumirë, largimi i tij është “shihemi më vonë”.

Përfaqësuesi i Spanjës Ramosi do të largohet nga Real Madridi këtë verë pasi i kaloi plot 16 vjet në klub, ku fitoi çdo trofe të mundshëm.

Mbrojtësi 36-vjeçar, i cili ishte kapiten i Real Madridi për shumë vite, i emocionuar tha se do të rikthehet një ditë në klubin që do ta mbajë në zemër tërë jetën.

“Ka ardhur çasti, njëri prej më të vështirëve në jetën time, ka ardhur koha t’i them lamtumirë Real Madridit. Erdha këtu dorë për dore me babanë tim…” tha Ramos para se të shpërthente në lot.

“Është e vështirë të mos emocionohem. Do të kisha dashur të them lamtumirë në stadium, në Santiago Bernabeu. Faleminderit Real Madrid. Do të të bart në zemër përgjithmonë”, shtoi ai.

Sinceridad @SergioRamos pic.twitter.com/QV2y38ExcW

— FERNANDO SCHWARTZ #nuncabajolosbrazos (@fersch_4) June 17, 2021