Kryetari i Deçanit, njëherit kandidati për deputet, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim zëvendëskomandatin e KFOR-it, Nënkolonelin shqiptar, Florenc Veliu.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time zv. Komandantin e KFOR-it Perëndimor, Nënkolonel Florenc Veliu me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuam çështje me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Ramosaj në facebook.

“E falënderova Komandantin dhe trupat e KFOR-it për përkushtimin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe shpreha gatishmërinë tonë për të forcuar këtë partneritet në të ardhmen”, ka thënë dër tjerash ai.

Postimi i plotë: