Kryetari i Deçanit

Ramosaj në SHBA, pritet nga senatorja Scarcella dhe ndanë mirënjohje si shenjë falënderimi për ndihmën amerikane

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Seanti i New York-ut, me rastin e 16 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ka ndarë mirënjohje për senatoren e Shtetit, Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtarin e Asamblesë së Shtetit, Charles Fall, për angazhimin dhe kontributin në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës prinë për çlirimin e Kosovës, prinë në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës së Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s.Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ka shpreh mirënjohje për Shoqatën Shqiptare Amerikane për punën e tyre vullnetare, ku përmes aktiviteteve të ndryshme promovojnë miqësinë tonë të shenjtë dhe vlerat e përbashkëta që i kemi me miqtë tanë, ShBA-të./Ballkani.info/

Postimi i plotë: