Liga e Kombeve

Ramos thotë se Kane do të shkëlqente në La Liga

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos beson se ylli i Tottenhamit, Harry Kane ka aftësitë e duhuara për të shkëlqyer në La Liga.

Fituesi i dy “Këpucave të Arta” në Premier League ka qenë i lidhur me një kalim drejt kampionëve aktual të Evropës.

Në prag të ndeshjes së sontme mes Spanjës dhe Anglisë në Ligën e Kombeve, Ramos u pyet nga gazetarët se cili futbollist nga kombëtarja e “3 luanëve” mund të ketë sukses në kampionatin spanjoll.

“Të gjithë lojtarët atje janë të shkëlqyer. Kane është një lojtar fizik por me shumë kualitet. Ai befason shumë mbrojtës por jo edhe mua”, deklaroi Ramos.

Harry Kane këtë sezon në Premier League ka shënuar 5 gola me fanellën e Tottenhamit.