Ramos thotë se e ardhmja e Lopeteguit nuk varet nga lojtarët

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka refuzuar të komentojë të ardhmen e trajnerit Julen Lopetegui, ndërsa ka insistuar se përkrahja e futbollistëve nuk mungon për të.

Pavarësisht se Barcelona ishte pa Lionel Messin në “El Clasicon” e djeshme, katalanasit demoluan Real Madridin duke e mposhtur 5-1, me Luis Suarez që ishte protagonist absolut pas tre golëshit të realizuar.

“Los Blancos” kanë humbur 5 nga 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, teksa rradhiten në vendin e 9-të në La Liga me 7 pikë më pak se Barcelona që është lidere.

Raportohet se shkarkimi i Lopeteguit pritet të bëhet sot, por Ramos dhe të gjithë lojtarët e 13 herë kampionëve të Europës i kanë ofruar mbështetjen e tyre ish përzgjedhësit të Spanjës.

“Nuk do ta ndryshoj atë çfarë kam thënë. Futbollistët janë me trajnerin deri në vdekje. Rezultatet vendosin shumë për qëndrimin e një trajneri, por nuk është vendim i joni, merret nga autoritet lartë. Nuk kemi ndëgjuar asgjë, do presim të kalojnë orët për të parë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Ramos.

Sergio Ramos nuk u përgjigj edhe për spekulimet që e lidhin emrin e Antonio Conte me stolin e Real Madrdidit, duke thënë se për një trajner është më e rëndësishme të menaxhosh mirë dhomat e zhveshjes sesa të kesh njohuri teknike.