Pësoi humbjen e parë
Ramos kërkon që t’i jepet besim Enriques
Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, ishte në disponim të mirë pavarësisht humbjes ndaj Anglisë.
“Furia Roja” u mposht në shtëpi për herë të parë që nga viti 2003 duke i dhënë fund serisë prej 38 ndeshjeve pa humbje.
Ramos që shënoi në minutat e fundit ka kërkuar të ketë besim në punën e selektorit Luis Enrique.
“Anglia është një kundërshtar elitar dhe ata kanë lojtarë të rrezikshëm. Pozitiv ishte reagimi i skuadrës në pjesën e dytë. E bukura e futbollit është që jep mundësinë të përgjigjesh shpejt, ashtu siç bëmë në pjesën e dytë. Shpresoj që tifozët të kenë besim në këtë grup”, nënvizoi Ramos.
Humbja e mbrëmshme ishte e para për selektorin e Spanjës, Luis Enriquen prej se u emërua në stolin e iberikëve në muajin gusht.