Ramos: Kam respekt të madh për Messin, është një nga më të mirët në histori

Sergio Ramos ka dhënë komentet e tij më të sinqerta për Lionel Messi.

Në prag të ‘El Clasico’, Sergio Ramos ka dhënë disa komente për rivalin e tij, Lionel Messi.

Messi dhe Ramos kanë pasur duelet më të shpeshta e më të zjarrta në ‘Clasico’, duke pasur parasysh edhe pozitat e tyre që i vënë shpesh përballë njëri tjetrit.

Por, përkundër shumë dueleve e edhe disa kacafytjeve, Ramos ka vetëm respekt për argjentinasin.

“Kam respekt të madh për të. Mendoj se është një nga lojtarët më të mirë në histori, dhe kam respekt të madh për të” ka thënë Ramos.

“Shpresoj që të dielën të mos jetë në ditën e tij, kjo do të thotë se do të bënim punën tonë, dhe nëse në krye të saj marrim një rezultat pozitiv, do të ishte edhe më mirë”.

“I dëshiroj atij të gjitha të mirat si profesionist, por vetëm për aq sa nuk na afekton ne negativisht! Është e vështirë, por ai ka respektin tim maksimal, mendoj se është një nga më të mirët” ka shtuar ndër të tjerash Ramos.

‘El Clasico’ i së dielës do të jetë një duel direkt për kreun e tabelës së La Liga. Pritet të jetë i zjarrtë.