Kapiteni i Real Madridit dëshiron të ndërrojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.
Sergio Ramos ka marrë vendim. Dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe destinacioni i tij i preferuar është Kina.
Mediat në Spanjë raportojnë që Ramos ka pranuar një ofertë marramendëse nga një klub kinez dhe nuk dëshiron ta humbasë këtë rast.
Madje vetë mbrojtësi ka folur me presidentin Florentino Perez, ku i ka kërkuar ta lejojë të largohet, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar kërkesën e tij. “Më lëni të shkoj”, raportohet t’i ketë thënë Ramos, presidentit të Realit, i cili i është përgjigjur: “Nuk mund të largohesh! Reali nuk është klub që i jep si dhuratë kapitenin e vet një klubi tjetër”.
Raportet mes Ramosit dhe Perezit ka kohë që nuk janë të mira dhe ai do të vazhdojë të kërkojë të largohet me çdo kusht gjatë verës.







