Ramos e fton edhe Messin te PSG

Sergio Ramos u bashkua me PSG-në nga Real Madrid pas skadimittë kontratës me skuadrën spanjolle.

Ish-kapiteni i Mbretërve ka nënshkruar me parisienët dhe nuk do ta ketë problem që në skuadër ta ketë një nga kundërshtarët më të mëdhenj vitet e fundit.

Ramos ka ftuar edhe Lionel Messin të transferohet në Francë.

Dua të luaj me lojtarët më të mirë dhe Messi është njëri ndër më të mirët në botë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

E kam thënë gjithmonë se Messi gjithmonë do të ketë vend në skuadrën time. 10-sh i mirë”.

Argjentinasi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, por duket se përfundimisht do të qëndrojë në Camp Nou.