Ramos e barazon rekordin e Messit, shënon në sezonin e 16-të radhazi në La Liga

Sergio Ramos është bërë futbollisti i dytë që shënon gol në 16 sezone radhazi në La Liga, duke iu bashkuar Lionel Messit të Barcelonës si dy lojtarët e vetëm që e bëjnë një gjë të tillë.

Qendërmbrojtësi spanjoll e shënoi golin e parë personal të këtij sezoni në fitoren e Real Madridit 5-0 kundër Leganes të mërkurën në Santiago Bernabeu.

Kjo nënkupton se 33-vjeçari e ka vazhduar ecurinë e gjatë të shënimit të golave në çdo sezon, që prej edicionit 2004/05, kur ishte lojtar i Sevillës.

Ramos i shënoi dy golat e para personal në sezonin e tij të vetëm të plotë për Sevillën, para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2005 dhe ta vazhdojë ecurinë e shënimit të golave sezon pas sezoni.

Ai i ka shënuar 62 gola në 468 paraqitje në ligën elitare spanjolle.

loading…