Skuadra nga Prishtina Ramiz Sadiku me grupmoshën U-12, po merr pjesë në një turne futbolli në Greqi  “Elite Neon Cup 2024”.

Aty po marrin pjesë shumë skuadra të njohura derisa klubi prishtinas është futur në mesin e tetë skuadrave më të mira.

Megjithatë e veçanta e këtij turneu është se Ramiz Sadiku 1/ 4 e do të ndeshet me skuadrën serbe Partizani i Beogradit.

Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe pritet të jetë shumë interesante. /Ballkani.info