Ramiz Lladrovci: Me Klodian Duron trajner, Ferronikeli kampion

Ditë më parë klubi i Ferronikelit emëroi Klodian Duron si trajner të ekipit.

Sot këtë të fundit e ka pritur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në shtëpinë e tij në Gllanasellë, ku i ka uruar sukses.

Lladrovci ka shkruar në Facebook se Komuna e Drenasit, do të qëndroj pranë klubit me të gjitha mundësitë që ka, për të rikonfirmuar se është kampion me Klodian Duron, dhe se mund të arrijnë sërish, në krye të elitës së futbollit të Kosovës.

Postimi i Lladrovcit:

Me kënaqësi të madhe, e prita në shtëpi, për t’i thënë se edhe në Gllanasellë është në shtëpi të vet, është i mirëseardhur dhe presim me padurim, kapacitetet e tij dhe përvojën e madhe t’i bart te lojtarët e Feronikelit.

Përvoja e tij, edhe si futbollist dhe trajner, është tepër e çmuar.

Falënderoj Naser Ramën që na ka ofruar këtë mundësi që ta kemi në mesin tonë, Klodianin, legjendën e futbollit shqiptar, pavarësisht rrethanave.

Komuna e Drenasit, do të qëndroj pranë klubit tonë me të gjitha mundësitë që ka, për të rikonfirmuar se jemi kampion, me Klodian Duron, mund të arrijmë sërish, në krye të elitës së futbollit të Kosovës, aty ku e meritojmë.

Në shenjë mirënjohjeje e respekti për Klodian Duron, për vizitën e parë në shtëpinë time, ia dhurova një top të sportit më të dashur në botë, për ta nderuar dhe shprehur kënaqësinë që është në mesin tonë, legjenda e futbollit shqiptar.

Suksese kampion, ju faleminderit për vizitën!