Ramiqi: Kthimi i 110 kosovarëve nga Siria u bë vetëm pas presionit të ndërkombëtarëve

110 persona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri janë kthyer javën e kaluar në Kosovë.

Kthimi i tyre u bë nga Turqia me një aeroplan që mbante flamurin amerikan. Kthimi në Kosovë i tyre ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA.

Politikani Fuad Ramiqi ka folur në T7 për kthimin e këtyre kosovarëve.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qenë e gatshme t’i pres qytetarët që ishin në Siri.

“Kthimi i tyre nuk është befasi për mua. Ata është dashur të kthehen edhe më herët, por unë kam informata se shteti ynë deri më tash nuk ka qenë i gatshëm t’i pres ata. Mirëpo, kthimi i tyre është bërë pas presioneve që janë bërë nga ndërkombëtarët” .

Ai thënë se të gjithë të riatdhesuarit duhet të kenë kujdes të shtetit.