Ramadani tregon arsyen pse goditi me shkelm fanellën e Kombëtares

Ylber Ramadani arriti të shënonte golin e tij të parë me fanellën e Shqipërisë vetëm pak minuta para fundit të ndeshjes ndaj Moldavisë.

Në një prononcim për mediat, Ramadani sqaroi episodin ku hoqi fanellën dhe e goditi me shkelm, ndërkohë që foli për merkaton dhe një rikthim të mundshëm te Partizani.

“Goditja e fanellës? Nuk e hodha por ishte gëzim pasi të nisësh kualifikueset me gol është e veçantë. Golin ia dedikoj familjes, stafit dhe atyre që ishin këtu.

Numri 9? U çudita kur e pashë, por Memushaj më solli fat. Magazinieri na i bën numrat dhe më dha këtë 9. Besoj se ishte e llogaritur.

Partizani? Aty flet menaxheri im. Nuk ka pasur asgjë dhe kam folur me menaxherin. Ka pasur vetëm biseda dhe rikthimin në Shqipëri nuk e shoh si hap mbrapa pasi Partizani luan në Champions League. Do të shoh se çfarë do të bëj pasi kam edhe 2 vite kontratë”, tha Ramadani.