Ramadani paralajmëron mundësinë e dorëheqjes

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka paralajmëruar mundësinë e dorëheqjes nga Prishtina pas disfatës 1:0 nga Drenica.

“Dhamë maksimumin, por nuk mjaftoi që të fitonim. Drenica na mposhti pasi angazhimit që kishte. Tri humbje radhazi janë shumë dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi, ai që duhet të marrë përgjegjësi jam unë dhe nuk i iku aspak përgjegjësisë. Këto tri humbje nuk ngjajnë aspak dhe unë do të marrë përgjegjësinë e them me plotë bindje. Motivimi nuk është në nivelin e duhur, por çfarë do të ndodh ia lëmë kohës dhe do të flasim me drejtuesit e klubit”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes.