Skuadra e Dritës nesër në udhëtim do të takohet me FC Fushë Kosovën në ndeshjen e xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë, derisa trajneri, Zekirija Ramadani tha se na pret ndeshje e vështirë edhe pse jemi dy skuadra me objektiva të ndryshme, ku ka kërkuar nga futbollistët të jetë të përqendruar maksimalisht.

“Është shumë e vështirë si trajner, jo për shkak të nënvlerësimit të FC Fushë Kosovës, por për shkak të pozitës tabelare të saj. Mua më brengos qasja e futbollistëve të mi, mirëpo ju kam thënë se duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht pa marrë parasysh se me cilin kundërshtar përballemi. Prandaj, edhe nesër ne do të japim maksimumin me seriozitetin maksimal, me disiplinë taktike, me angazhim, me luftë sportive që të arrijmë deri te objektivi ynë, tre pikëshi”, ka thënë Ramadani.

Ndeshja FC Fushë Kosova – FC Drita zhvillohet të shtunën nga ora 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi”, Lipjan. /Ballkani.info