Ramadani në Suharekë: Produktet vendore do të kenë mbështetje të fuqishme në konceptin 100% shtet

Zëvendësministri në detyrë i mbrojtjes, njëherit kandidati për deputet nga koalicioni AAK–PSD, Burim Ramadani, ka marrë pjesë në ekspozitën e prodhimeve vendore të bujqësisë e vreshtarisë në Suharekë.

Ramadani tha se është krenar me produktet e Suharekës dhe premtoi mbështetje për to.

“Produktet e Suharekës na bëjnë krenarë. Do të kenë mbështetje të fuqishme në konceptin 100% SHTET”, ka shkruar zv/ministri.

Ai këto vizita i bëri në kuadër të tubimeve dhe vizitave të koalicionit AAK-PSD në Suharekë, në ditën e tretë të fushatës zgjedhore.

loading…