Ramadani: Më vjen keq për “Skifterat” që u larguan të dëshpëruar edhe sot

Gjilani humbi ndeshjen e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll, derisa trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se Gjilani sot luajti ma mirë sesa me Dritën por që nuk ishte e mjaftueshme.

Ai ka thënë se me vjen keq që “Skifterat” edhe sot mbetën të dëshpëruar.

“Jam i bindur që futbollistët kanë dhënë maksimumin, edhe pse nuk ishte maksimumi në nivelin e duhur. Por, kanë zhvilluar një paraqitje ndryshe nga derbi. Në derbi ishin shumë keq, kurse ndaj Llapit kishte elemente pozitive. Mendoj se lojtarët e kanë ndjerë lodhjen nga derbi si në aspektin fizik ashtu psikik. Është normale, sepse derbit gjithmonë janë të mundimshme”, ka thënë Ramadani pwr Art Sport.

Ai nuk ka dashur të flasë për anën organizative të klubit, që zyrtarisht ende nuk ka president dhe kryesi.

“E kemi mbajtur gojën mbyllur edhe kur kemi fituar, ndërsa do ta mbajmë gojën mbyllur edhe në humbje. Kemi mundësinë dhe forcën për t’u rikthyer”, ka përfunduar Ramadani