Ramadani: Ky rezultat është i barabartë me humbje, duhet të luajmë me përgjegjësi

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka marrë përgjegjësinë për barazimin në derbin ndaj Gjilanit, 1:1.

Trajneri nga Shkupi ka thënë se skuadra e tij i humbi dy pikë në këtë përballje. Prishtina prej minutës së 57-të kishte një lojtar më shumë në fushë.

Dy pikë të humbuara. Ishim në avantazh, kishim një futbollist më tepër dhe çfarëdo që themi, nuk e arsyeton. Ky rezultat është i barabartë me humbje. Kishim epërsinë numerike dhe u ndëshkuam. Kemi mundur të evitojmë penalltinë. Përgjegjësinë maksimale e marr unë, pasi ndoshta nuk po arrij të motivoj ekipin më shumë. Duhet të luajmë me përgjegjësi, me karakter, me personalitet, pasi nuk jemi aty ku duhet. Duke marrë parasysh ndeshjet që kanë ngelur, jemi në objektiv pasi nuk është diferenca e madhe me pozitën e parë”, deklaroi Ramadani.